Politikani amerikan xhiron video porno për fushatën e tij elektorale

15 Tetor 2022, 09:49 / KOSOVA ALFA PRESS

Politikani amerikan xhiron video porno për fushatën e tij elektorale

Për shumicën e politikanëve, publikimi i një videoje porno do të ishte fundi i karrierës së tij. Por për amerikanin Mike Itkis ky është fillimi.

53-vjeçari po garon për Kongresin Amerikan, por ka gjetur një mënyrë ndryshe për t’iu qasur votuesve.

Sipas Fox, ai ka xhiruar një video porno me aktoren e filmave për të rritur, Nicolas Sage.

Videoja është 13 minuta i gjatë dhe ka për qëllim që të tërheqë vëmendjen mbi axhendën politike të Itkis. Qëllimi kryesor i tij është dekriminalizimi i prostitucionit.

“Nëse vetëm do flisja për këtë çështje, nuk do reflektja siç duhet angazhimin tim në këtë drejtim,” tha politikani. “Nuk jam ekzibicionist. Jam më shumë një introvert, nuk dua të jem në qendër të vëmendjes. Por kjo çështje është shumë e rëndësishme për mua”.

Rivali i tij republikan, Mike Zumbluskas e ka vlerësuar për dedikimin. “Bëj çfarë të duash, media në këtë qytet të injoron nëse nuk je demokrat,” tha ai.

Itkis garon në një zonë elektorale në Manhatan të Nju Jorkut. Ai ka punuar në fushën e sigurisë kibernetike për ushtrinë. Itkis është i pamartuar dhe nuk ka fëmijë.

 

Po ndodh...