Putin dërgon mercenarë në Ballkan, grupi Wagner hap zyrë në Beograd

8 Dhjetor 2022, 19:06 / KOSOVA ALFA PRESS

Putin dërgon mercenarë në Ballkan, grupi Wagner hap zyrë

Presidenti rus, Vladimir Putin, vijon të ketë ndikim të fuqishëm në Serbi. Edhe pse Aleksandër Vuçiç mundohet të luajë me dy porta, duket qartë se Moska e ka mbërthyer nga të gjitha anët.

Pak kohë më parë u ngrit një bazë ushtarake në Nish, duke bërë që Moska të ketë ndikim ushtarak në Ballkan. Ndërkohë që ditët e fundit ka pasur një zhvillim befasues. Në Beograd ka hapur zyrë grupi Wagner.

Ata njihen si ushtria private e Putinit, pasi bëhet fjalë për një grup paraushtarak, pjesë e të cilit janë mercenarë të mirëtrajnuar. Grupi drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ishte ai që njoftoi në kanalin Telegram se ka hapur në Serbi qendrën e tyre kulturore dhe informative të miqësisë dhe bashkëpunimit “Orly (Shqiponja)”. “Me nxitim po ju informojmë për rezidencën tonë të re ‘Qendrën PMC Wagner – Qendra Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ANO Orly’. Ideologu dhe udhëheqësi i Qendrës është Aleksandar Lisov”, tha ai.

 

 

Po ndodh...