Rusia godet me raketë karvanin humanitar, mbi 23 të vrarë
30 Shtator 2022, 11:20 / KOSOVA

Një sulm ajror rus shkatërroi një karvan humanitar në jug të Ukrainës.
Të paktën 23 persona mbetën të vdekur dhe mbi 23 të tjerë u plagosën nga ky sulm në Zaporizhia.
Pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes janë tronditës.
Një raketë e vetme shpërtheu pranë karvanit të makinave mëngjesin e të premtes.
Sulmi ndodhi në një rajon të pushtuar nga Rusia, i cili pritet të aneksohet zyrtarisht nga Moska me synimin për t’i mbrojtur.
Të gjithë viktimat ishin civilë.
“Rreth orës shtatë të mëngjesit të sotëm, Zaporizhzhia u sulmua brutalisht nga armiku. Pas disa kohësh u krye një sulm i dytë”, deklaroi një zyrtar ukrainas.
Në mbrëmjen e 29 shtatorit, rusët sulmuan sërish Zaporizhzhia-n me raketa, por ato u kapën nga mbrojtja kundërajrore
-
-
-
BE konfirmon: Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite më 13 tetor
30 Shtator, 10:51
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



