Ervin Salianji: Kush ja ka lidhur duart Ramës që nuk vepron ndaj oligarkëve të kullave?

30 Shtator 2022, 11:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Ervin Salianji: Kush ja ka lidhur duart Ramës që nuk vepron ndaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama sa i takon qëndrimit të tij dje ndaj ndërtimeve pa leje.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Salianji pyet se kush i ka lidhur duart kryeministrit që nuk vepron me oligarkët e ndërtimeve pa leje. Mes të tjerash ai theksoi se qeveria është e pafuqishme të kthejë përgjigje brenda afateve siç e parashikon ligji për statusin e deputetit.

REAGIMI I SALIANJIT

Kush ja ka lidhur duart kryeministrit që nuk vepron ndaj oligarkëve të ndërtimeve të paligjshme?

Qeveria është e pafuqishme të kthejë përgjigje brenda afateve siç e parashikon ligji për statusin e deputetit, më shumë se tre javë që janë mekur!

Nëse Rama ka fuqi dhe nuk e pengon asgjë për të zbatuar ligjin, ti përgjigjet publikut:

- Sa është numri i rasteve të ndërtimeve të paligishme që qeveria, ka referuar në prokurori për veprën penale të "Ndërtimit të paligishëm" dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligishëm", të parashikuara nga nenet 199/a dhe 199/b të Kodit Penal?

A janë referuar në prokurori oligarkët e kullave të paligjshme, nëse po cili?

Cila është arsyeja që ligji nuk vlen për këta?

Pse nuk i rrethon policia ndërkohë që po ja u tregojmë në mes të sheshit paligjshmërinë?

Pse nuk ju afrohen fadromat dhe inspektorët e IKMT?

Pse nuk ka gjoba ndaj tyre?

Nuk mbulohen kullat me thasë! Nuk mbulohet dot paligjshmëria me propogandë!

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128