Boçi i vendosur se kandidatët për zgjedhjet vendore do dalin nga baza, thirrje Alibeajt të respektojë vullnetin e saj, reagon Çupi

30 Shtator 2022, 08:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Boçi i vendosur se kandidatët për zgjedhjet vendore do dalin

Përmes nënkryetarit Luçiano Boçi, PD e drejtuar nga Berisha i bën thirrje grupimit Alibeaj t’i bashkohet bazës demokrate në procesin e primareve. Por kjo thirrje për deputeten Çupi nuk është e sinqertë pasi palët nuk duhet t’i imponohen njëra-tjetrës, por të ulen në bisedime.

Boçi sqaron se primaret nuk do të përjashtojnë aleatët.“Anëtarësia ka kërkuar që duhet të vendosin cili do të jetë përfaqësuesi I tyre, nuk janë deputetët apo drejtuesit politik. Deputetët e tjerë duhet t’i bashkohen vullnetit dhe votës së anëtarëve të PD, kjo është karta e bisedimeve me ta. Bashkimi vjen nga baza, nga vullneti i anëtarëve të PD, mendimet ndryshe nuk sjellin ndonjë ndryshim të madh në zgjedhjen e kandidatëve. Baza nuk mund të jetë peng I qëndrimeve subjektive që mbajnë deputetët” , thotë Boçi.

Edhe pse ende nuk janë ulur në një tryezë, ftesën e Ilir Metës dhe partive të tjera opozitare, për të dalë me 1 kandidat, Luçiano Boçi e sheh si pranim të proçesit të primareve, në të cilat, nuk përjashtohen për të qenë pjesë, as anëtarësitë e tyre. “Deklaratat e Metës dhe aleatëve janë pranim i një procesi të iniciuar nga PD, pranim i primareve që domosdoshmërisht të çon te konkludimi që fronti opozitar do të ketë një kandidat, jo vetëm në raport me PL por edhe partitë e tjera opozitare. Procesi I primareve do jetë një proces që do përfshijë brenda tij edhe pjesë të anëtarësisë së aleatëve”, sqaron Boçi.

Thirrjen deputetja e kampit “Alibeaj’, Dhurata Çupi, e konsideron të pasinqertë, pasi sipas saj, përzgjedhja e kandidatëve për qytetarin e parë, nuk duhet të jetë përjashtues.“Që të bashkohemi duhet të vendosim një metodikë si do të futeni në zgjedhje. Të gjithëve t’i jepet e njëjta mundësi për të marrë pjesë në primare, jo një procedurë primaresh me tendencën për të mos I dhënë mundësi të gjithëve për të qenë konkurrentë.

Që ta bëjmë këtë, nuk duhet ta bëjmë para Tv, por duhet ta besojmë këtë. Asgjë nuk mund të deklarohet nga njëra palë, e të bëhet fakt për palën tjetër. Asnjë procedurë që bëhet fakt e i imponohet palës tjetër nuk është në shërbim të demokratëve. Është detyrë e drejtuesve për të bërë një hap”, tha ajo.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128