Rusia ka hedhur më shumë se 1,300 raketa në Ukrainë

27 Prill 2022, 07:41 / KOSOVA ALFA PRESS

Rusia ka hedhur më shumë se 1,300 raketa në Ukrainë

Rusia ka lëshuar tashmë më shumë se 1,300 raketa në Ukrainë që nga 24 shkurti. Lajmin e ka bërë të ditur zv. ministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar  gjatë një interviste që ka mbajtur në një nga televizionet ukrainase.

"Sipas të dhënave tona, rezervat e tyre tashmë janë më shumë se përgjysmuar pasi ata i kanë përdorur ato në mënyrë aktive që nga 24 shkurti. Më shumë se 1000 raketa janë përdorur. Për të qenë më saktë, më shumë se 1300 raketa," tha Maliar.

Gjithashtu më tej ajo ka shtuar se raketat janë hedhur nga deti, ajri dhe toka. Megjithatë, sipas zv.ministres, në Rusi ka ende mjaft raketa tqë cilat do të hidhen në Ukrainë dhe mund të shkaktojnë dëme serioze. Në të njëjtën kohë, Maliar vuri në dukje se Rusia aktualisht po shqyrton shumë skenarë, përveç përdorimit tradicional të forcave tokësore, avionëve dhe sulmeve me raketa. Në veçanti, ka të bëjë me përdorimin e armëve kimike ose bërthamore, që është shantazh i drejtpërdrejtë dhe frikësim i të gjithë botës.

 

Po ndodh...

ide