Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati i Selimit thotë fjalën e fundit: Prokuroria s’ka asnjë provë. Të shpallet i pafajshëm!

18 Shkurt 2026, 12:50 / KOSOVA ALFA PRESS

Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati i Selimit

Vijon seanca në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, në përmbyllje të fjalës së tij tha se Prokuroria e Hagës nuk ka argumente kundër Selimit.

S’mund të vërtetohet që z. Selimi ka kontribuar në krimet paraqitura në aktakuzë. S’mund të merret vendim fajësie për z. Selimi në lidhje me NKP-në. Prokuroria s’ka më asnjë provë për të siguruar vendimin e fajësisë për z. Selimi. Për secilin prej pretendimeve që ka pasur prokuroria, kanë qenë të pa baza”, është shprehur ai.

Në fund, avokati Roberts ka thënë se Rexhep Selimi duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij.

Asnjë vendim tjetër s’mund të justifikohet në bazë të provave që janë paraqitur në këtë çështje gjyqësore”, ka përfunduar Roberts.



Po ndodh...