“Isha në takim me Bardhin dhe Tabakun”/ McAllister i qartë: Nuk e takojmë Berishën!
18 Shkurt 2026, 14:01 / POLITIKË
Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, në një konferencë për mediat u pyet nëse do të takonte kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën. Ai u përgjigj qartë se takojnë drejtuesit e opozitës në vendet në rajon që aspirojnë BE-në, por në rastin e Shqipërisë kanë zhvilluar takime me drejtues të PD-së, si Gazmend Bardhin, Tabakun dhe Albana Vokshin.
Ndërkohë, ai deklaroi hapur se kreun e PD-së, Sali Berisha, nuk do ta takonte. Pas konferencës për shtyp ai tha se nisej direkt drejt aeroportit.
“U takova me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, por nuk do të takohem me Berishën, tani nisem për në aeroport”, tha shkurt ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128