E rëndë në Librazhd/ Dyshohet se ra aksidentalisht në përrua, gjendet i vdekur 49-vjeçari
18 Shkurt 2026, 14:10 / AKTUALITET
Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë në një përrua në Librazhd. Sipas policisë, u gjet i pajetë shtetasi me inicialet S. H. Ky i fundit ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Librazhd/Informacion paraprak
Më datë 18.02.2026, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128