Gjyqi nga Gjykata Speciale në Hagë, Thaçi flet për herë të fundit: Është vetëm një e vërtetë, unë jam plotësisht i pafajshëm

Nga Gjykata e Hagës, e cila kërkon 45 vite burg për të, ish-presidenti Hashim Thaçi ka mohuar akuzat në drejtim të tij. Ai tha se është i pafajshëm.
Mes të tjerash Thaçi uroi kosovarët për pavarësinë e Kosovës.
“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm.
Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi.
“Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bi pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë.”
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128