McAllister: Mos prekja e Reformës në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, themelore për integrimin
Në një konferencë për mediat të mërkurën, përfaqësuesi kryesor i Delegacionit të David McAllister në Parlamentin Europian foli për pikat kryesore që ai mendon se duhet të vlerësohen nga politika.
McAllister theksoi se vizita vjen në një moment shumë vendimtar për Shqipërinë, ndërsa vendi ka hapur grupkapitullin e fundit të negociatave për anëtarësim në BE dhe pret raportin e vlerësimit të progresit të saj.
Ai përmendi tre pika themelore që duhet të respektohen në procesin e integrimit:
“Duhet ruajtur ritmi në luftën ndaj korrupsionit. Shumë është arritur, por ende jo në nivelin e kënaqshëm. Në raportin e TIA Shqipëria ka rënë me 9 vende. Është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të plotësohet me staf dhe të mos bëhet nën presion. Por politika duhet të japë shembullin e vet dhe ta mbështesë këtë proces.”
“Dëshirojmë të shohim një reformë zgjedhore reale të bëhet në kohë. Të jetë gjithëpërfshirëse dhe të plotësojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.”
“Procesi i zgjerimit është një proces i bazuar mbi meritën; secili vend vlerësohet në bazë të përmbushjes së kritereve. Por jemi të shqetësuar për polarizimin politik në vend. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.”
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128