Fyerje raciste ndaj Kelly në rrjetet sociale: I pranoj kritikat, por këtë jo!

Vala e fyerjeve raciste në rrjetet sociale është shtuar shumë dhe një prej viktimave është bërë edhe Lloyd Kelly. Mbrojtësi i Juventusit pas ndeshjes me Galatasaray që bardhezinjtë e humbën 5-2, u sulmua ashpër.
Futbollisti anglez ishte protagonist negativ në këtë përballje sidomos në aksionin që solli golin që coi rezultatin në 4-2, kur u kap në befasi nga Osimhen përpara se Lang të dërgonte topin në rrjetë.
Llogaria e tij në rrjetet sociale u mbush nga fyerje të shumta me Kelly që zgjodhi të postojë një prej komenteve ku theksohet: ‘Kthehu në kopshtin zoologjik’ me futbollistin që nuk ngurroi t’i përgjigjej.
‘Kritikat janë pjesë e jetës sime dhe të sportit dhe gjithnjë i kam pranuar. Çdokush ka të drejtë të japë opinionin e tij, por këtë nuk do ta pranoj kurrë. Fjalët dhe veprimet kanë një domëthënie si dhe pasoja’-ishin fjalët e Lloyd Kelly.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
