Shtëpia e Bardhë i merr seriozisht kërcënimet bërthamore të Putinit

21 Shtator 2022, 15:39 / KOSOVA ALFA PRESS

Shtëpia e Bardhë i merr seriozisht kërcënimet

Shtetet e Bashkuara "e marrin seriozisht" kërcënimin e Vladimir Putinit për të përdorur armë bërthamore në luftën në Ukrainë, tha sot një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, duke njoftuar se "pasojat do të jenë të rënda" nëse ai vazhdon.

"Kjo është retorikë e papërgjegjshme nga një fuqi bërthamore," tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby në një intervistë për ABC.

“Ne monitorojmë sa më mirë që mundemi aranzhimin e tyre strategjik në mënyrë që të jemi në gjendje ta ndryshojmë tonën nëse lind nevoja. Për momentin asgjë nuk dikton se ka nevojë”, shtoi ai.

Po ndodh...

ide