Shtetet e BE-së vendosin 2 miliardë euro fond shtesë për luftën në Ukrainë
8 Dhjetor 2022, 19:11 / KOSOVA

Vendet e Bashkimit Evropian kanë mundësuar një fond shtesë prej 2 miliardë eurosh mbështetje ushtarake për Ukrainën.
Burime diplomatike për Reuters thonë se Ministrat e Jashtëm të bllokut do të vendosin për plotësimin e Mjetit Evropian të Paqes (EPF) në një takim në Bruksel.
Shtetet e BE-së kanë shfrytëzuar fondin për të blerë armë dhe pajisje ushtarake për Kievin, por ai është varfëruar kryesisht nga gati 9 muaj luftë në Ukrainë.
Në nëntor, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u bëri thirrje vendeve anëtare të derdhin kontributet për të mbushur arkën deri në fund të vitit. Sipas Borrell, BE-ja dhe vendet e saj anëtare i kanë ofruar Ukrainës deri më tani armë dhe pajisje ushtarake me vlerë 5.7 miliardë euro.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128