S’ka kryeparlamentar/ Kuvendi mbetet i bllokuar deri më 8 gusht, Kushtetuesaja do jape vendimin final
Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar, pasi edhe seanca e 54-të për konstituimin e tij dështoi për shkak të mungesës së kuorumit dhe mospajtimeve mes partive. Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme që ndalon çdo veprim parlamentar deri më 8 gusht. Brenda kësaj date pritet që Kushtetuesja të sqarojë edhe pasojat juridike që sjell kjo bllokadë institucionale.
Kuvendi i Kosovës vijon të jetë i pakonstituuar, pasi edhe përpjekja e fundit – seanca e 54-të konstituive – dështoi për shkak të mungesës së kuorumit dhe mosmarrëveshjeve politike mes partive. Me skadimin e afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e procesit të konstituimit, kjo e fundit vendosi më 24 korrik një masë të përkohshme ex officio, duke ndaluar çdo veprim parlamentar deri më 8 gusht. Sipas arsyetimit të Gjykatës, çdo vendim i ndërmarrë pas 26 korrikut do të mund të shkaktonte dëme të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin institucional.
Në qendër të bllokadës janë mospajtimet për kandidaturën për kryetar Kuvendi. Lëvizja Vetëvendosje – si fituese e zgjedhjeve – ka propozuar Albulena Haxhiun, por kjo është refuzuar nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat e konsiderojnë atë figurë përçarëse. Po ashtu, partitë opozitare kundërshtojnë votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, duke e konsideruar këtë formë antikushtetuese. Përkundër kësaj, LVV argumenton se është obligim i të gjithë deputetëve të konstituojnë Kuvendin dhe se po bëhet përpjekje për bllokimin e vullnetit të qytetarëve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga subjektet opozitare të propozojnë anëtarë për komisionin e votimit të fshehtë, por ato refuzuan, duke bllokuar procesin. LVV do t’i mjaftonin votat e tre deputetëve të Nismës dhe të minoriteteve për të siguruar shumicën e nevojshme, por mungesa e marrëveshjes me opozitën e bën këtë të pamundur.
Në pritje të një zgjidhjeje, vëmendja tani është përqendruar te Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të sqarojë pasojat juridike të kësaj situate.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
