
“S’të marr leje ty”, Molliqaj-Kullës: Mos bëj propagandë për Albinin...

Dardan Molliqaj, deputet i parlamentit në Kosovë ishte i ftuar këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin për të folur rreth situatës së tensionuar në veriun e Kosovës. Ai tha se Albin Kurti gjatë qeverisjes së tij ka treguar se nuk mendon gjithnjë për më të mirën e Kosovës. Sipas tij vendimet e Kurtit në veri janë të papranueshme, të dëmshme, të rrezikshme dhe me zero rezultat.
Duke iu referuar shpjegimeve që eksperti Ilir Kulla dha për arsyen e pezullimit nga SHBA të stërvitjes Defender 2023 në Kosovë, Molliqaj tha se nuk duhen interpretuar në këtë mënyrë qëndrimet e NATO-s. Ai gjithashtu i tha Kullës se nuk duhet të bënte propagandë për Albinin, ndërsa ky i fundit i tha se nuk ka bërë asnjë propagandë por thjesht ka treguar mënyrën se si KFOR reagon në të tilla situata.
Pjesë nga biseda
Dardan Molliqaj: Nuk ka kuptim mbështetja që t’i po i jep Albinit. Duhet të fillojmë të flasim më seriozitshr, vendimet e Kurtit në veri janë të papranueshme, të dëmshme, të rrezikshme dhe me zero rezultat dhe ju nuk jeni për të interpretuar qëndrimet e NATO-s
Ilir Kulla: Se çthem unë , janë gjërat e mia se nuk të marr leje as ty dhe as një njeriu tjetër.
Dardan Molliqaj: Mendimin mund ta japësh, por ti bën propagandë.
Ilir Kulla: Jo nuk bëj propagandë, unë dhashë një shpjegim se si funksionon KFOR-i dhe si merren masat operative.
Dardan Molliqaj: Nuk mund të thuash deklaratat e ekspertit nën petkun e ekspertit.
Ilir Kulla: Jo unë nuk thashë deklaratat e ambasadorit. Mua madje më shqetëson shumë pezullimi marrëdhënieve me Amerikën, por kjo nuk ka të bëjë me faktin se si reagon KFOR-i kur vjen ushtria në kufi.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128