
“Të jetë viti i fundit pa krerët e UÇK”, politika nderon heronjtë në kompleksin memorial në Prekaz

Në Prekaz, politika u bashkua për të nderuar ata që dhanë jetën për liri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministra të tjerë bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”. Pasi vendosën kurora me lule dhe u përkulën para heronjve, krerët e shtetit nuk dhanë prononcim për media.
Në Prekaz erdhën edhe liderët e opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë ka uruar gjithë qytetarët: “Në këtë festë të madhe për vendin tonë, uroj gjithë qytetarët e Kosovës kudo që janë, gëzuar ditën e pavarësisë. Është një ditë e cila ka përmbyllur sakrificën e madhe të gjeneratave duke realizuar kërkesën që ka pasur populli ynë për dekada dhe secili prej nesh në këtë ditë duhet të frymëzohet e zotohet për të punuar më shumë për vendin tonë dhe për të bërë Kosovën tonë më të mirë. Shfrytëzoj rastin që para së gjithash këtë ditë t’ua uroj miqve tanë, liderëve dhe udhëheqëseve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, filluar nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari Kadri Veseli, kryetari Jakup Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi dhe gjithë të tjerët me urimin që të jetë ky viti i fundit që shënojmë ditën e pavarësisë pa prezencën e tyre.”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve në Prekaz, kërkoi më shumë angazhim për të ruajtur pavarësinë dhe lirinë e Kosovës: “Nderojmë në Prekaz, nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari, dhe me ketë nderojmë të gjithë të rënët për liri, të të gjithë brezave të kombit tonë shqiptar, njëkohësisht nga zemra iu uroj shqiptarëve kudo që janë por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësinë e Kosovës, njëkohësisht ju uroj edhe aleatëve tonë të sigurisë, urime, sepse ata kanë pjesë, hise në pavarësinë tonë. Duhet të jemi të rreshtuar që ta ruajmë pavarësinë dhe lirinë, gabimet në rreshtim janë rrezik edhe për themelet e shtetit tonë.”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bëri homazhe te vendi i prehjes së ish presidentit historik, Ibrahim Rugova: “Në këtë 17 vjetor nderojmë po ashtu të gjithë martirët, dëshmorët, heronjtë e UÇK-së, familjen Jashari sakrifica e së cilës na qëndron në gurthemelet e kësaj shtetësie siç dhe nderojmë edhe aleatët tonë”.
-
Merr flakë një banesë dykatëshe në fshatin Mënik të Tiranës
17 Shkurt, 20:11 -
Pse Arabia Saudite u zgjodh për bisedimet mbi Ukrainën?
17 Shkurt, 20:02 -
Këto janë arsyet pse shtojmë peshë në muajt e dimrit
17 Shkurt, 20:01 -
-

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128