Të paktën 25 të vdekur dhe më shumë se 50 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Venezuelë

10 Tetor 2022, 09:45 / KOSOVA ALFA PRESS

Të paktën 25 të vdekur dhe më shumë se 50 të

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe 52 të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të rrëshqitjeve të dheut që goditën Las Tejerias në Venezuelë  të shtunën mbrëma. “Fatkeqësisht 25 persona kanë humbur jetën. Ne po vazhdojmë hetimet”, tha në një deklaratë Ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë, Remigios Sebagios.

Las Tejerias, rreth shtatëdhjetë kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Karakas, i ngjan një peizazhi të bombarduar, me shtëpi dhe dyqane të shkatërruara plotësisht ose pjesërisht nga lumenjtë që përmbytën rrugët. Presidenti Nicolas Maduro shpalli tre ditë zie kombëtare, në shenjë “solidariteti me familjet”, duke siguruar banorët se ata nuk janë vetëm. Në vitin 1999, rrëshqitjet masive të dheut shkaktuan rreth 10,000 viktima në shtetin Vargas, 25 kilometra në veri të Karakasit.

 

Po ndodh...