VIDEO/ Po raportonte nga Ukraina, gazetari i BBC tronditet nga shpërthimet në Kiev

Kievi u zgjua sërish i tronditur nga shpërthimet e njëpasnjëshme, pas shumë muajsh. Shpërthimet ndodhën rreth orës 08:00 me orën lokale.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, thotë se ka pasur “disa” shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi.
Një ekuipazh i BBC-së në çatinë e hotelit ishte dëshmitar i një prej sulmeve me raketa. Korrespondenti i BBC-së, Hugo Bachega po raportonte drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në kryeqytetin Kiev. Hugo dhe ekipi i kamerave nxituan për të arritur në strehën e bombave.
Sirenat e sulmit ajror kishin rënë rreth 90 minuta para se të ndodhnin shpërthimet. Kjo është hera e parë që Kievi goditet për shumë muaj dhe shpërthimet gjithashtu duken të jenë shumë më qendrore se sulmet e mëparshme në luftë. Ka raportime për sulme gjatë natës edhe në Dnipro dhe Zaporizhzhia.
The attacks on #Kyiv could be heard during the #BBC broadcast. pic.twitter.com/6EIMpfRSXd
— NEXTA (@nexta_tv) October 10, 2022
-
-
Katër shpërthime në Kiev
10 Tetor, 08:03 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



