Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

16 Mars 2026, 09:24 / KOSOVA ALFA PRESS

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, Kosovë, ku debati mes disa personave ka degraduar deri në përdorimin e armës.

Për rrjedhojë mësohet se një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burimet bëjnë me dije se viktima është, 38- vjeçar, Rasim Binakaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij.

Indeksonline raporton se autori i dyshuari ngjarjes është Nexhdet Zymberaj, i cili është zhdukur nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku disa meshkuj fillimisht kanë debatuar e pastaj janë qëlluar me armë.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre mësohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndrësa bëhet me dije se policia ndodhet në vendgjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të ndodhisë.

Deklaratë e Zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj: Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij).

Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një



Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova