Trump padit rrjetin televiziv CNN sepse e krahasoi me Hitlerin

4 Tetor 2022, 15:21 / KOSOVA ALFA PRESS

Trump padit rrjetin televiziv CNN sepse e krahasoi me Hitlerin

Ish presidenti amerikan Donald Trump pretendon se është krahasuar me diktatorin gjerman Hitler. Për këtë ai paditi CNN duke i kërkuar 475 milion dollarë pasi pretendon  se  ky televizion kishte kryer një “fushatë shpifjeje”kundër tij.

Padinë e tij Trump  e ka paraqitur në gjykatën e qarkut ne ShBA. Ish-presidenti pretendon se CNN ka përdorur ndikimin e tij si një organizate kryesore e lajmeve për të mposhtur atë politikisht.

Padia liston disa raste në te cilat CNN duket se e krahason Trump-in me Hitlerin.

Ndërkohë CNN nuk ka pranuar të komentoj mbi rastin.

Trump thekson në padinë e tij 29 faqe se CNN ka frikë se mos Trump  do të kandidonte sërish për president në vitin 2024.

 

Po ndodh...

ide