U qëllua për vdekje në mes të Prishtinës, viktima e ngjarjes së djeshme është “Radulla”, anëtari i grupit “Plisat”

28 Maj 2026, 08:27 / KOSOVA ALFA PRESS

U qëllua për vdekje në mes të Prishtinës, viktima e

Është identifikuar pesoni që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku debati mes disa të rinjve agravoi deri në përdorimin e armëve.

Mësohet se viktimë e përleshjes së rëndë ka mbetur shtetasi Agron Hajdari, raporton newsbomb.al

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, personi që u qëllua për vdekje është Agron Hajdari i njohur ndryshe me nofkën “Radulla”.

Ndërsa mësohet se Hajdari ishte anëtarë i grupit të tifozëve “Plisat”, të cilët kanë reaguar zemërthyer për humbjen e të riut.

Në një postim të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook “Plisat” kanë ndarë lajmin e trishtë ndërsa bëjnë me dije se Hajdari për më shumë se dy dekada ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment.

Sakaq, mediat vendase shkruajnë se Hajdari i cili ishte i njohur me nofkën “Radulla” dyshohet se kishte të kaluar të errët kriminale, përfshirë këtu tregtimin e narkotikëve.

Deri më tani arsye e ngjarjes së rëndë mbesin të paqarta, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Reagimi i “Plisa”-ve:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla.

Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment.

Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë.

Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe të gjithë Plisat.

Pusho i qetë Goni! ULTRAS NEVER DIE

Po ndodh...

ide