‘Varka e dashurisë’ e Dianës dhe e të dashurit të saj del në shitje për 10 milionë paund

29 Gusht 2022, 09:56 / KOSOVA ALFA PRESS

‘Varka e dashurisë’ e Dianës dhe e të dashurit

Superjahti që u bë i njohur si “varka e dashurisë” ku Diana, Princesha e Uellsit, kaloi disa nga ditët e saj të fundit, do të rikthehet në treg. Një çerek shekulli më parë Diana shijoi atë që u raportua gjerësisht se ishte një festë e lumtur në Jonikal 208 me dashurinë e saj të re, Dodi Fayed. Më 30 gusht 1997, ata fluturuan nga Cala di Volpe në Sardenjë për në Paris për të qëndruar në hotelin Ritz. Ndërkohë, humbën jetën tragjikisht në një aksident, bashke me shoferin e tyre, Henri Paul, 41 vjeç, në tunelin Pont de l’Alma.

Jonikal, i cili u riemërua në ‘Bash’, pritet të dalë në treg për 10 milionë paund muajin e ardhshëm nga ndërmjetësi Seawood Yachts of Exmouth, Devon. Linjat e hijshme të jahtit luksoz, si dhe pista e helikopterit do të përmenden të gjitha në broshurën e shitjeve, por veçoria unike është lidhja e qëndrueshme e varkës me Dianën dhe Fayed. Dyshja u takuan për herë të parë në një ndeshje polo në Windsor në vitin 1986, kur ajo ishte ende e martuar me Princin e Uellsit. Pas divorcit të saj ata shijuan një romancë kalimtare.

Jonikal ishte blerë nga babai i Dodit, Mohamed Al Fayed, i cili atëherë zotëronte Harrods. Diana, 36 vjeç, ishte e ftuar fillimisht në korrik 1997 me dy djemtë e saj të vegjël, William dhe Harry, ndërsa jahti kishte ankoruar në St Tropez në jug të Francës. Kur princat fluturuan në Balmoral për të qenë me babanë e tyre dhe mbretëreshën, Fayed, mori Dianën në një lundrim pesë-ditor në Korsikë dhe Sardenjë.

‘Varka e dashurisë’ e Dianës dhe e të dashurit

Ajo zgjati pushimet e saj për t’u siguruar që të ishte jashtë vendit kur e dashura e burrit të saj, Camilla Parker Bowles, tani Dukesha e Cornwall-it, festoi ditëlindjen e saj të 50-të. Muajin pasues Diana dhe Fayed lundruan nga St Tropez poshtë Rivierës Franceze dhe Italiane për në Portofino.

Fotografitë e çiftit duke u puthur në kuvertën e sipërme u publikuan në mbarë botën mes thashethemeve se Fayed, një producent filmash, i kishte propozuar martesë princeshës. Fotot e Dianës duke u marrë rreze dielli në tavolinë, e ulur në shtrat me një humor soditës dhe duke u argëtuar në një skaf ishin fotot e fundit të realizuara para vdekjes së saj.

‘Varka e dashurisë’ e Dianës dhe e të dashurit

Mohamed Al Fayed u raportua se kishte tentuar ta shesë jahtin për 40 milionë dollarë në vitin 2001. Ai iu shit një blerësi të panjohur në vitin 2014 për më pak se 13 milionë dollarë. ‘Bash’ i ndërtuar nga kantieri italian i anijeve Codecasa në 1990, tani po shitet nga manjati libanez i telekomunikacionit Basim Haidar, ylli i Billionaire Superyachts: ‘Luxury at Sea’ në Channel 5. Ai e bleu varkën vetëm vitin e kaluar, ndërsa mendohet se tashmë dëshiron të ketë një jaht më të madh.