Vrasja e efektivit të policisë në Veri, Kosova shpall të hënën ditë zie në nderim të Afrim Bunjakut

24 Shtator 2023, 21:32 / KOSOVA ALFA PRESS

Vrasja e efektivit të policisë në Veri, Kosova shpall të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim bazuar në Kushtetutën e Kosovës, që data 25 shtator do të shpallet si ditë zie shtetërore, në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të së enjtes në veri.

Protokolli gjithashtu do të ndërmarrë të gjitha veprimet për këtë vendim.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

 

Po ndodh...