
Vrasja e policit në Kosovë, autoritetet fajësojnë Serbinë

Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm në veriun e banuar me shumicë serbe, në një ngjarje që mund të rrisë akoma më shumë tensionet me Serbinë.
Afrim Bunjaku ka mbetur i vrarë, si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.
Policia, më vonë gjatë ditës, ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve dhe arrestimin e një tjetri, gjatë këmbimit të sulmeve me armë zjarri.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se Manastiri në Banjskë është kthyer në “burim të sulmeve”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi “Policia i ka rrethuar”.
Autoritetet e Kosovës kanë dënuar sulmin ndaj Policisë dhe e kanë fajësuar Serbinë për të.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar ashpër vrasjen e zyrtarit policor. BE-ja ka bërë thirrje për vërtetim të fakteve dhe nxjerrje të autorëve para drejtësisë.
Përfaqësuesi i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin niset sot drejt Kosovës.
Pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje dhe Bërnjak, janë mbyllur për qarkullim.
Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të mbajë një fjalim më vonë gjatë ditës.

Seanca e turpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128