Zbulohet dokumenti/ Nuk do ta besoni sa do t’u kushtojë shteteve anëtare zgjerimi i BE-së
Zgjerimi i Bashkimit Evropian me nëntë shtete të reja, përfshirë Ukrainën, do t’u kushtonte anëtarëve ekzistues më shumë se 256 miliardë euro, raporto The Guardian.
Për këtë, është menduar që të bëhet shndërrimi i shumë shteteve që aktualisht gëzojnë përfitime financiare nga BE-ja, në kontribuuese.
Kostoja e madhe e zgjerimit është zbuluar ndërsa 51 liderët evropianë zbresin në Granada të Spanjës për një takim të komunitetit politik evropian dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm për nëntë fqinjët në radhë për t’iu bashkuar BE-së.
“Të gjitha shtetet anëtare duhet të paguajnë më shumë dhe të pranojnë më pak nga buxheti i BE-së; shumë shtete anëtare që aktualisht janë pranuese neto do të bëhen kontribuues neto”, thuhet në dokumentin e sekretariatit të Këshillit të BE-së të publikuar nga Financial Times.
Ukraina, që është shteti më i madh nga të nëntat që është pranuar si kandidat potencial, do të kishte të drejtë për 186 miliardë euro për shtatë vjet, sipas dokumentit.
Zgjerimi është bërë një nga temat më urgjente për BE-në, me liderët që takohen të premten dhe diskutojnë se si ta drejtojnë debatin për të ardhur në pika kryesore përfshirë buxhetin, numrin e ulëseve në Parlamentin Evropian, të ardhmen e politikës së përbashkët bujqësore dhe nëse blloku i zgjeruar mund të vazhdojë me votim unanim në fusha të caktuara.
Një diplomat i lartë ka thënë se buxheti pritet të jetë çështja më e diskutueshme dhe duhet të përfundojë deri më 2027, kur cikli i radhës financiar fillon. Në këtë mënyrë, BE-ja mund të tregojë se është e gatshme, duke hequr çdo arsyetim për shtyrjen e diskutimeve mbi atë se sa shpejt Ukraina, Moldavia dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të anëtarësohen.
Më herët këtë vit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se afati i fundit duhet të jetë viti 2030, por burimet diplomatike kanë thënë se një afat i tillë është “i rastësishëm” dhe pa kuptim. Një objektiv i vitit 2027, thanë ata, do të përqendronte mendjet e liderëve të BE-së në dy vitet e ardhshme dhe do të siguronte një kornizë për një diskutim real dhe jo konceptual.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128