Kriza politike në Kosovë, mbyllet pa dakortësi takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut

30 August 2026, 11:20 / KOSOVA ALFA PRESS
Kriza politike në Kosovë, mbyllet pa dakortësi takimi mes Kurtit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku, zhvilluan një tjetër takim mbrëmjen e së shtunës, për arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e Presidentit të ardhshëm.

Megjiithatë, bisedimet e palajmëruara më herët u mbyllën pa ndonjë përparim, ndërsa asnjë prej të dyve nuk u prononcua për mediat.

“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për ju”, tha Kurti për gazetarët në përfundim të takimit.

Kryeministri në detyrë heshti kur u pyet se çfarë emrash ishin përmendur për President gjatë bisedimeve. Ky ishte takimi i dytë këtë javë mes tyre, pas atij të zhvilluar të mërkurën, pas të cilit të dy liderët thanë se kishin biseduar për emra konkretë për Presidentin e ardhshëm, duke i cilësuar negociatat si të "vështira".

Megjithatë, pas atij takimi, si Kurti ashtu edhe Abdixhiku thanë se emrat e propozuar ishin në përputhje me profilin e kërkuar nga secila palë.  

Po ndodh...