Shpërthimi i bombolës në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Kishin ardhur për dasmë
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në Markatomaj të Lezhës, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, ku si pasojë 6 anëtarët e familjes kanë mbetur të lënduar.
Mësohet se bëhet fjalë për anëtarët e familjes Kola, të cilat janë transportuar menjëherë për në spital. Raportohet se kryefamiljari Saimir Kola dhe dy fëmijët e tij ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa një i afërm i familjes ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit, teksa tha se kishte menduar se ishte ndonjë gomë e makinave të tonazhit të lartë.
Ai tha se në banesën dykatëshe nuk jetonte njeri, por përdorej vetëm për pushime. Më tej ai tha se familja Kola kishte ardhur për një dasmë familjare, pasi martonin vajzën e vëllait.
“Jetonin në Itali. Kanë ardhur për pushime. Kishin një dasmë, kishin dasmën e vajzës së vëllait. Mendova se ishte ndonjë gomë e makinave të tonazhit të lartë, por një shok më mori e më tha është dëmtuar Saimiri. Ka shpërthyer një bombol. Bombola ka qenë jashtë. Në këtë banesë nuk jetonte asnjeri, vetëm ata kur vinin me pushime”, tha ai.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga banesa ku ka shpërthyer bombola, teksa shihet se janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128