Dy shqiptarë, dy gola dhe një përmbysje / Krasniqi e Kamberi shkëlqejnë në fitoren e Zurichut

29 August 2026, 23:42 / SPORT ALFA PRESS

Dy shqiptarë, dy gola dhe një përmbysje / Krasniqi e Kamberi

Bledian Krasniqi dhe Lindrit Kamberi kanë qenë protagonistët kryesorë të Zurichut në fitoren dramatike 3-2 ndaj Lausanne, duke shënuar nga një gol dhe duke ndihmuar skuadrën e tyre të marrë tri pikë të rëndësishme.

Zurichu ka regjistruar sot një fitore të vlefshme në udhëtim, në kuadër të javës së pestë të kampionatit zviceran.

Lausanne e nisi më mirë takimin dhe arriti të kalojë në epërsi, por Zurichu reagoi fuqishëm pas pushimit.

Në minutën e 47-të, ishte mesfushori shqiptar Bledian Krasniqi ai që realizoi për 1-1, duke rikthyer skuadrën e tij në lojë.

Vetëm 11 minuta më vonë, Zurichu përmbysi rezultatin.Në minutën e 58-të, mbrojtësi Lindrit Kamberi u gjend në zonën kundërshtare dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

Goli i Kamberit erdhi pas asistimit të Selmin Hoxhës, duke kompletuar një aksion me protagonistë shqiptarë.

Lausanne nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë rezultatin, por Zurichu reagoi sërish duke realizuar golin e tretë dhe duke siguruar fitoren 3-2.

Kështu, dy futbollistët shqiptarë patën ndikim të drejtpërdrejtë në triumfin e Zurichut, ndërsa skuadra zvicerane vazhdon kampionatin me tri pikë të rëndësishme.

Po ndodh...