Fake News-et e udhëtimit të Berishës në SHBA
Lajmi se Sali Berisha është ftuar nga Unioni Ndërkombëtar për Demokraci (IDU) për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare të partive të Djathta në Dallas, më 9–10 shtator 2026, është bërë një nga betejat më të mëdha mediatike për të manipuluar qytetarin shqiptar.
Një pjesë e medias (pranë Berishës) e ka paraqitur këtë si dëshmi e një "rehabilitimi" të plotë të tij në Uashington. Shqiptarëve po u thuhet se Sali Berishës i është hequr dizenjimi *non grata* sipas pikës 7031(c).
Ky përfundim është jo vetëm i nxituar…
Ftesa zyrtare e IDU-së, e publikuar në media, tregon një ftesë për Konventën Republikane drejtuar kryetarit të PD-së.
Është fakt që nuk është një ftesë individuale dhe nominale nga Partia Republikane amerikane për Sali Berishën, por një ftesë për pjesëmarrje në delegacionin e IDU-së si organizatë ku Partia Republikane është vetëm një prej dhjetëra a qindra partive anëtare.
Ky dallim nuk është semantik por është thelbi i çështjes!
1. Çfarë ndodhi në vitin 2021?
Më 19 maj 2021, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi publikisht *designation*-in e Sali Berishës sipas Section 7031(c), duke e lidhur atë me "significant corruption" (korrupsion të konsiderueshëm).
Njoftimi zyrtar i DASH-it ishte i qartë:
Berisha u dizenjua për përfshirje në akte korruptive dhe, si pasojë, ai dhe familjarët e tij u bënë të papërshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.
Këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm.
Në diskursin publik shqiptar përdoret termi "non grata". Termi juridik që përdor administrata amerikane është "*designation under Section 7031(c)*" (i dizenjuar nën seksionin 7031(c)), i cili sjell si pasojë edhe pamundësinë për vizë amerikane… por jo vetëm.
Pse jo vetëm?
Sepse ky dizenjim mbart si sanksion kryesor kualifikimin, ose "njollën" e vulës:
*politikan i korruptuar në nivele shumë të konsiderueshme, sa ka minuar demokracinë në një vend partner*.
Pra, dokumenti amerikan që e shpalli "non grata" nuk thotë thjesht se "Berishës iu refuzua një vizë".
Ai njofton një dizenjim konkret, sipas një dispozite të ligjit amerikan, të politikanit Sali Berisha si të korruptuar dhe minues të demokracisë. Mes pasojave të tjera, është edhe kjo: nuk i japim vizë.
- Ky dizenjim është fakt i dokumentuar zyrtarisht.
- Ky dizenjim është në fuqi edhe sot dhe mund të verifikohet në faqen e Departamentit të Shtetit.
- Ky dizenjim "non grata" u konfirmua për gjigandin mediatik Reuters nga Departamenti i Shtetit, më 12 qershor 2026, ku u tha se:
“Departamenti i Shtetit lëshoi waivers për disa përcaktime sipas nenit 7031(c) të vendosura nga administrata e mëparshme, për disa politikanë të dizenjuar nga administrata Biden, sepse dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara.””
Ja deklarata
https://www.globalbankingandfinance.com/albania-opposition-leader-berisha-us-lifts-entry-ban-him/
2. Çfarë është Section 7031(c)?
Section 7031(c) është një mekanizëm që i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të përcaktojë se një zyrtar i huaj ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe, si pasojë, ta bëjë atë person të papërshtatshëm për vizë dhe hyrje në SHBA.
https://alfapress.al/erion-veliaj-shkarkon-anuela-rustanin-nga-bashkia-e-tiranes-i201588
Departamenti i Shtetit i raporton çdo tremujor Kongresit mbi zbatimin e Nenit 7031(c), gjë që e bën instrumentin objekt kontrolli institucional të vazhdueshëm brenda vetë sistemit amerikan.
Ky ligj hedh poshtë çdo alibi se lobime apo aktorë të jashtëm fabrikuan prova për Sali Berishën, sepse ligji amerikan e ka detyruar DASH-in (nën Blinken dhe tashmë nën drejtimin e Marco Rubios) të raportojë çdo tre muaj për çdo dosje *non grata* në SHBA , përfshirë atë të Berishës përpara Kongresit Amerikan.
3. Çfarë ndryshoi në vitin 2026?
Këtu qëndron zhvillimi i ri pasi në qershor 2026, Departamenti i Shtetit konfirmoi se kishte dhënë *waivers* për disa dizenjime të mëparshme, kryer sipas 7031(c) nga administrata e mëparshme, duke argumentuar se dhënia e këtyre waiver-eve i shërbente një "compelling national interest" (interesi kombëtar bindës) të Shteteve të Bashkuara.
Kjo është pika ku duhet të jemi jashtëzakonisht të saktë. 
Waiver nuk është e njëjta gjë me revokimin e designation-it!
Vetë Section 7031(c) parashikon mundësinë që Sekretari i Shtetit të pezullojë zbatimin e pamundësisë në rrethana të caktuara. Pra, ligji dallon midis:
1. Dizenjimit *non grata*,
2. pasojës së tij , pra papërshtatshmërisë për vizë/hyrje
3. waiver-it, që përjashton zbatimin e kësaj pasoje.
Kjo është arsyeja pse formulimi i DASH-it në vitin 2026 ka rëndësi të jashtëzakonshme:
Departamenti foli për "waivers" për "7031(c) designations", jo për anulimin e dizenjimit si politikan i korruptuar dhe minues i demokracisë që në zhargon quhet "non grata".
*Waiver* do të thotë përjashtim nga zbatimi i një mase, dhe në rastin e sqarimit të Departamentit të Shtetit, kjo nuk do të thotë që vendimi fillestar (përcaktimi 7031(c)) është anuluar.
Nëse do të ishte shpallur publikisht revokimi i designation-it të Berishës, ky do të ishte një zhvillim juridik dhe politik i një natyre krejt tjetër.
Njoftimi publik i bërë për Reuters nga DASH, më 12 qershor 2026:
Pra: *non grata* mbetet, por Berisha mund të marrë vizë në SHBA. Dekreti 7031(c) nuk anulohet.
4. Kush e ftoi Berishën në Dallas?
Këtu media shqiptare ka krijuar një tjetër barazim që nuk qëndron.
Dokumenti i datës 7 gusht 2026, që konfirmon pjesëmarrjen e Berishës në Konventën Kombëtare Republikane, nuk është një letër e Partisë Republikane amerikane drejtuar Berishës.
Është një letër e International Democracy Union (IDU) që konfirmon pjesëmarrjen e tij si pjesë e delegacionit të IDU-së.
Ky është një ndryshim thelbësor.
Ftesa e IDU-së: baza formale, jo miratimi politik
Këtu qëndron pika e dytë teknike e rëndësishme, e cila shpesh ngatërrohet në trajtimin mediatik.
Çfarë është IDU:
International Democracy Union është një organizatë ndërkombëtare ombrellë e partive konservatore/qendër-djathta nga mbarë bota , jo një strukturë e brendshme e Partisë Republikane amerikane.
Partia Republikane e SHBA-së është një anëtare e IDU-së, mes dhjetëra partive të tjera nga vende të ndryshme (përfshirë vetë PD-në shqiptare, e cila është gjithashtu anëtare e IDU-së).
Si u formalizua ftesa:
Letra e datës 7 gusht 2026, e nënshkruar nga Tina Mercep, Sekretare e Përgjithshme dhe Drejtore Ekzekutive e IDU-së, konfirmon pjesëmarrjen e Berishës "si anëtar i delegacionit të IDU-së" në Konventën Republikane.
Pra, Berisha nuk hyn si i ftuar personal, individual, i udhëheqjes së Partisë Republikane apo i administratës Trump, por hyn si pjesë e një delegacioni kolektiv i një organizate të tretë.
Pse ky dallim ka peshë praktike:
Nëse ftesa do të vinte drejtpërdrejt nga udhëheqja e Partisë Republikane apo nga vetë administrata, burimi do të ishte politik dhe institucional , vetë GOP-i apo Shtëpia e Bardhë dhe natyra e pjesëmarrjes do të nënkuptonte një status të ftuari special, me kontakt të drejtpërdrejtë me liderët republikanë.
Një ftesë e tillë do të përcillte vetë sinjalin e një miratimi apo mbështetjeje politike të drejtpërdrejtë, dhe zakonisht nuk do të kishte nevojë për një bazë shtesë protokollare për të justifikuar kërkesën e vizës, ndërsa akreditimi do të kontrollohej nga vetë organizatorët e Konventës.
Ftesa që Berisha ka realisht në dorë vjen, në vend të kësaj, nga një organizatë e tretë ndërkombëtare, IDU-ja, e cila e përfshin atë jo si të ftuar individual, por si delegat mes shumë delegatësh të huaj të kësaj organizate. Në këtë rast, sinjali politik që përcillet është më tepër protokollar dhe institucional sesa shprehje e mbështetjes së drejtpërdrejtë nga udhëheqja republikane amerikane.
Në fund, edhe vetë procesi i akreditimit të Berishës në këtë rast ndërmjetësohet nga Sekretariati i IDU-së, jo nga stafi organizativ i vetë Konventës Republikane.
Me fjalë të tjera, kjo është një rrugë alternative dhe institucionale, jo një kanal politik i drejtpërdrejtë republikan.
Elementi shtesë i identifikuar nga burimet:
Krahas letrës së IDU-së, ekziston edhe një dokument i datës 7 gusht, nga një institut amerikan trajnimesh, që konfirmon regjistrimin e Berishës si pjesëmarrës në aktivitetet e trajnimit përreth Konventës.
Pra, procesi administrativ shkon përmes kanaleve organizative-protokollare (regjistrim, akreditim), jo përmes një ftese politike individuale nga udhëheqja e GOP-it.
Si Përfundim fteaa e IDU-së është një mjet protokollar, jo miratim politik nga Republikanët , aq më pak heqje e statusit Nongrata.
Vjen nga një organizatë e tretë ndërkombëtare, jo nga vetë Partia Republikane e SHBA-së, dhe funksionon si bazë formale për kërkesën e vizës por jo si shenjë kontakti apo mbështetjeje të drejtpërdrejtë nga udhëheqja republikane amerikane.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128