Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT
Maturantët më të mirë dëshmuan këtë vit se janë të orientuar mirë nga tregu i punës.
Universitetet më të kërkuara nga të rinjtë mbyllin pranimet që në ditet e para të regjistrimeve. Dega e Mjekësisë së Përgjitshme i ka plotësuar të 436 kuotat e përcaktuara për vitin e ri akademik.
Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar, krahas degëve të shëndetësisë, mjaft të kërkuara mbeten programet e teknologjisë së informacionit, inxhinieritë, arkitektura dhe ekonomiku.
Vetëm në fazën e parë janë regjistruar mbi 30% e maturantëve. Portali U-albania ka qenë më i vizituari në këto ditë regjistrimesh. Të rinj dhe prindër të tyre ndjekin lëvizjet e listave në kohë reale, duke pritur sinjalin e ngjyrës së gjelbër i cili njofton fitoren në një apo disa programe studimi.
Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar u ka sugjeruar universiteteve të marrin masa në sekretaritë e tyre për të përballuar fluksin e regjistrimeve. Raundi i parë i pranimeve me 7 nënfazat e tij mbyllet në 8 shtator, për të nisur më pas plotësimi i kuotave bosh në ato degë që do të kenë vende të lira.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128