Liverpooli i vendos çmimin Gakpos/ Man City dhe Tottenham në garë për holandezin

Liverpooli ka përcaktuar çmimin për Cody Gakpon, në një kohë kur sulmuesi holandez ka tërhequr interesimin e Manchester Cityt dhe Tottenhamit.
Sipas gazetarit të The Times, Paul Joyce, “Reds” e vlerësojnë Gakpon rreth 85 milionë funte, një shumë që mund të jetë e mjaftueshme për ta bindur klubin anglez të shqyrtojë largimin e tij.
Tottenham tashmë ka bërë një investim të ngjashëm për ish-anësorin e Manchester Cityt, Savio, ndërsa Gakpo shihet si një lojtar me më shumë përvojë dhe me një CV të konsoliduar në Ligën Premier.
Liverpooli thuhet se është i gatshëm ta shesë reprezentuesin holandez, por një largim i tij do ta detyronte klubin të siguronte edhe një zëvendësues.
“Reds” pritet të kompletojnë gjithashtu transferimin e Bradley Barcolas nga Paris Saint-Germain, ndërsa në listën e dëshirave të klubit anglez janë edhe Yankuba Minteh i Brightonit dhe Ismaila Sarr i Crystal Palace.
Megjithatë, Liverpooli ka hasur në vështirësi në këto pista, pasi si Brightoni ashtu edhe Crystal Palace kanë refuzuar ofertat e para për lojtarët e tyre.
Në këtë situatë, e ardhmja e Gakpos pritet të jetë një nga çështjet më interesante të ditëve të fundit të afatit kalimtar veror, me Manchester Cityn dhe Tottenhamin që po monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit holandez.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128