ZYRTARE/ Kristjan Asllani prezantohet te sheikët, ndryshim i madh pas largimit nga Interi
29 August 2026, 19:16 / SPORT
Kristjan Asllani është zyrtarizuar tek Al Jazira në Abu Dhabi. Bëhet fjalë për huazim nga Interi me detyrim blerjen, nëse përmbushen disa kushte.
Nëse Asllani regjistron 20 paraqitje gjatë sezonit, atëherë pritet të aktivizohet opsioni për blerjen e kartonit. Al Jazira shpenzoi 1,5 milionë për huazimin. Sa i përket blerjes së kartonit do të duhen edhe 5 milionë euro të tjera.
Klubi i Abu Dhabit luan në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sezoni sapo ka filluar dhe Al Jazira regjistron fitore në dy ndeshjet e para.
Asllani u bashkohet disa lojtarëve të Kombëtares në Lindjen e Mesme. Kujtojmë se aty luajnë edhe Berat Gjimshiti, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128