I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
Mihallaq (Mjallaq) Petrika Përgjika ka qenë në qendër të aksionit të organizuar nga forcat speciale RENEA mëngjesin e kësaj të shtune në Korçë.
Policia kishte marrë informacion se Përgjika mund të fshihej në një apartament në një pallat në qytet, çka solli angazhimin e forcave RENEA në operacion.
Mësohet se Përgjika, i cili ka qëndruar për një periudhë jashtë shtetit, së fundmi është rikthyer në Korçë.
Megjithatë, pas kontrolleve të kryera në pallatin ku dyshohej se mund të fshihej, Përgjika nuk është lokalizuar dhe operacioni nuk ka sjellë arrestimin e tij.
Përgjika është një emër i njohur për kronikën e zezë pasi rezulton te jetë dënuar në mungesë me 18 vite burgim për vrasjen e Pëllumb Çollakut, 24 vjeç, si dhe për “Mbajtje pa leje të armëve”. Çollaku ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij më 26 dhjetor 2008. Pas disa ditësh kërkime, më 3 janar 2009, trupi i pajetë i 24-vjeçarit u gjet pranë aksit rrugor Korçë–Voskopojë, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128