Frikë dhe panik/ Protesta do rrethonte Ramën me ministrat te selia e PS, ndryshohet vendi i mbledhjes!

28 August 2026, 11:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Për arsye sigurie, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, nuk do të mbahet në selinë rozë.

Kjo konfirmohet nga burime në PS. Siç raporton gazetari Muhamed Veliu, me gjasë, takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste.

Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë.

E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit.

Po ndodh...