Alarm në Durrës! Gjendet bombë e komanduar në lagjen 4, policia rrethon vendi

28 August 2026, 09:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një bombë e komanduar është gjetur mëngjesin e sotëm në mes të rrugës, në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, pas konstatimit të lëndës shpërthyese në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere për çaktivizimin e saj.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat që mund të kenë lidhje me vendosjen e bombës.

Gjetja e lëndës shpërthyese vjen një ditë pas alarmit të djeshëm, kur mbi 100 institucione morën email-e kërcënuese për bombë.

Po ndodh...