Ergys Agasi mbërrin në Gjykatën e Posaçme, njihet sot me masën e sigurisë

Ergys Agasi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj tij.
Agasi është paraqitur në gjykatë i shoqëruar nga forca të shumta sigurie. Më parë kishte mbërritur edhe avokati i tij, Maks Haxhia.
Ndaj Agasit është vendosur më herët masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, ndërsa ai ka qenë i shpallur në kërkim.
Në seancën e sotme, gjykata do të shqyrtojë masën e sigurisë të vendosur ndaj tij. Në këtë fazë, vendimi i gjykatës lidhet me masën e sigurisë dhe nuk përcakton fajësinë apo pafajësinë e Agasit.
Masa e sigurisë mund të kundërshtohet dhe të rivlerësohet në vijim të procesit, ndërsa përgjegjësia penale do të përcaktohet në bazë të provave dhe vlerësimit të gjykatës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128