Rama thërret sot në takim ministrat dhe drejtuesit politikë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë këtë të premte në selinë rozë, një takim me ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe.
Takimi zhvillohet në orën 17:30 dhe pason mbledhjet dy ditore në Pogradec dhe mbledhjen e djeshme të qeverisë.
Kryesocialisti pritet të japë udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’.
Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij.
Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera.
Përpos punës përgatitore për zgjedhjet lokale të 2027, socialistët janë në pritje edhe të Asamblesë së PS në javën e parë të shtatorit.
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128