Egnatia bie në Norvegji, Lillestrom përmbys kampionët shqiptarë në shtesë
Egnatia e mbyll me zhgënjim sfidën në Norvegji. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën 2-1 nga Lillestrom në një ndeshje që u vendos në minutat e shtesës, duke humbur mundësinë për të avancuar në fazën e ligës së Europa League.
Skuadra e Nevil Dedes e nisi mirë takimin dhe gjeti avantazhin në minutën e 33-të. Sota përfitoi nga asistimi i Fernandos pas një goditjeje këndi dhe dërgoi topin në rrjetë.
Egnatia e ruajti avantazhin deri në fund të pjesës së parë dhe për një pjesë të mirë të ndeshjes mbajti nën kontroll rezultatin.
Lillestrom u rikthye në lojë në minutën e 82-të. Moen Fos barazoi shifrat pas asistit të Ibrahimajt, duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Në 30 minutat shtesë, të dyja skuadrat patën mundësi për të ndryshuar rezultatin. Egnatia nuk arriti të shfrytëzonte rastet e saj dhe në minutën e 94-t Lillestrom goditi sërish.
Olsen shënoi golin e dytë për norvegjezët, duke përmbysur ndeshjen dhe duke i dhënë Lillestromit fitoren 2-1.
Egnatia kërkoi barazimin deri në fund, por pa sukses. Kampionët shqiptarë humbin kështu mundësinë për të vazhduar në fazën e ligës së Europa League, ndërsa aventura europiane nuk përfundon këtu.
Pas eliminimit nga kjo garë, Egnatia do të vazhdojë rrugëtimin në Conference League.
LILLESTROM 2-1 EGNATIA
Foss 82’, Olsen 94’ / Sota 33’
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128