G-Bani i bashkohet politikës!? Ja tre premtimet që ka për shqiptarët...

27 August 2026, 23:42 / SHOWBIZ ALFA PRESS
G-Bani i bashkohet politikës!? Ja tre premtimet që ka për

G Bani së fundmi ka habitur ndjekësit e tij në Instagram me një postim të pazakontë.

Reperi u ka kërkuar fansave dhe shqiptarëve që t’i japin mbështetje përmes pëlqimeve në Instagram, për një ide të padëgjuar më parë prej tij.

Ai është shprehur se është i gatshëm të përfshihet në jetën politike të Shqipërisë dhe ka listuar tre gjëra që u siguron qytetarëve shqiptarë, nëse kjo dëshirë e tij bëhet e mundur.

“20.000 pëlqime që të pranoj ftesën për një pozicion në jetën politike të Shqipërisë.

Tre gjëra ju a siguroj:

1. Nuk jam analfabet me apo pa diplomë.
2. Nuk më intereson të dukem serioz, por të marr vendime serioze.
3. Nuk do rri më shumë se 1 vit.”

Kështu shkruan G Bani në postimin e tij në Instagram.

Po ndodh...