Cristian Shpendi drejt largimit nga Cesena, sulmuesi i Kombëtares shihet si zëvendësues i Jamie Vardyt

27 August 2026, 23:40 / SPORT ALFA PRESS
Cristian Shpendi drejt largimit nga Cesena, sulmuesi i Kombëtares shihet si

Cristian Shpendi është shumë pranë një transferimi të rëndësishëm në Itali, teksa Cremonese ka arritur marrëveshjen me Cesena-n për transferimin e sulmuesit shqiptar.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Shpendit, me marrëveshjen që raportohet të jetë rreth 4 milionë euro.

Cremonese po ndërton një skuadër ambicioze, me objektivin e qartë për të rikthyer ekipin në Serie A, dhe për repartin ofensiv ka zgjedhur pikërisht sulmuesin shqiptar.

Transferimi merr një tjetër kuptim për shkak të largimit të Jamie Vardy-t. Sulmuesi anglez ishte pjesë e Cremonese-s sezonin e kaluar, por tashmë klubi italian është në kërkim të një zëvendësuesi për eksperiencën dhe golat e lënë pas nga ish-ylli i Leicester City-t.

Dhe zgjedhja e Cremonese-s ka rënë mbi Cristian Shpendin.

Sulmuesi shqiptar shihet si një investim për të ardhmen, por edhe si një lojtar që mund të japë menjëherë kontribut në objektivin e klubit për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian.

Shpendi ka spikatur me paraqitjet e tij te Cesena, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por Cremonese duket se ka bërë lëvizjen vendimtare për ta siguruar shërbimin e tij.

 

Po ndodh...