Detaje nga arrestimi i Agasit/ Operacioni u mbajt top sekret! Kur u ndalua nga policia ofendoi efektivët, por u dorëzua kur u rrethua

27 August 2026, 11:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit, mbrëmjen e djeshme pranë zonë së Plepave në Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Agasi, i cili ishte në kërkim që nga 16 dhjetori i vitit të kaluar, kohë prej së cilës jetonte në arrati, qëndronte në aksin Durrës-Elbasan dhe se lëvizte shpesh mes këtyre dy qyteteve.

Mësohet se në momentin që automjeti i drejtuar nga ushtari i Ilir Prodës, Ulian Shpataraku ka mbërritur në zonën e Plepave, është rrethuar nga forcat e posaçme operacionale. Në gatishmëri ka qenë edhe RENEA, por operacioni është mbajtur në sekret të plotë.

Në momentin e ndalimit, duke menduar se po përballej me forcat policore të Durrësit, Agasi ka kundërshtuar me një fjalor jo të përshtatshëm, por më pas kur ka kuptuar që ishte i rrethuar ka pranuar të kryejë të gjithë procedurat për arrestimin e tij.

 

 

Po ndodh...