Plagosi rëndë administratorin e pallatit me thikë dhe motorsharrë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

27 August 2026, 11:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Klevis Leka është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Sipas policisë, 35-vjeçari ka goditur me thikë administratorin e pallatit ku jetonte.

I plagosuri është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë;

 

Plagosi rëndë, me mjete prerëse, administratorin e pallatit ku banonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestojnë menjëherë pas krimit, autorin.

Sekuestrohen mjetet prerëse (thikë dhe motorsharrë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit të mëngjesit të sotëm, se në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndodhej i dëmtuar administratori i objektit, shtetasi F. G., 74 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar, shtetasi K. L., 35 vjeç, banor i këtij pallati.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka plagosur rëndë, me mjete prerëse, 74-vjeçarin, gjatë një konflikti për linjen e ujit të pijshëm në këtë pallat.

I dëmtuari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

 

Po ndodh...