Strategjitë/ ‘Agora’ e Berishës përballë ‘Pasqyrës’ së Ramës, Këshilli Kombëtar i PD prezanton sot platformën e re

27 August 2026, 11:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas kryeministrit Rama i cili së fundmi lançoi ‘Pasqyrë Albania’ për të përmirësuar qeverisjen, edhe Berisha do të prezantojë sot  në orën 18:00 platformën “Agora PD”, përmes së cilës synon të jetë më afër njerëzve.

Sipas strategjisë së re, demokratët synojnë që çdo ditë platforma të ofrojë: “mesazhe të qarta, piketat kryesore të diskutimeve, rekomandime komunikimi, materiale zyrtare, koordinim nga qendra në degë në mënyrë që komunikimi të jetë në koherencë dhe me një drejtim të përbashkët.”

Po ashtu, do të matet kontributi i secilit anëtar apo funksionari të PD, edhe pse, këtu dokumenti nuk paraqet një mënyrë të qartë sesi do të bëhet ky vlerësim.

Po ndodh...