Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të enjte

27 August 2026, 08:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në relievet e larta malore në lindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 16 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 2–4 ballë.

Po ndodh...