Alvarez refuzoi sërish të dalë në stërvitje me Atletikon, Simeone dorëzohet dhe jep dritën jeshile për ta shitur

27 August 2026, 11:40 / SPORT ALFA PRESS

Julian Alvarez ka vendosur mos të stërvitet me shokët e tij të Atletikos për të dytën ditë radhazi.

Që nga kthimi i tij, argjentinasi ishte stërvitur normalisht dhe ndoqi një program të hartuar nga stafi i trajnerëve derisa ishte gati të luante disa minuta të dielën e kaluar kundër Vijareal. Pas dy ditëve pushim të dhëna nga klubi për të gjithë lojtarët, ai nuk mori pjesë në seancën e djeshme dhe ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë edhe sot.

Përballe kësaj situate duket së është dorëzuar edhe trajneri Diego Simeone i cili sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul ka dhënë dritën jeshile për të shitur sulmuesin.

Trajneri argjentinas nuk mbështet më te 26-vjeçari për shkak të shpërqendrimeve që rrethojnë futbollistin i cili mbetet i vendosur t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, pavarësisht preferencës së Atletikos për ta shitur atë te Arsenali në vend që të forcojë rivalët e tyre të drejtpërdrejtë.

Po ndodh...