“Do t’ia hedhin çelësin në det”/ Çfarë deklaronte avokati Maks Haxhia pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit nga SPAK: Vetëm po të jetë i çmendur dorëzohet!
Lajmi i bujshëm i arrestimit të Ergys Agasit mbrëmjen e djeshme, duket se ka trazuar mjaft ujra në politikën dhe medien shqiptare. Ndërkohë nga mazhoranca nuk ka asnjë reagim, kreu i PD, Sali Berisha, menjëherë pas lajmit hodhi dyshime për arrestimin e tij.
Është një arrestim i vërtetë apo dorëzim me kushte?-pyet ai në reagimin e shpejtë që bëri mbremë në faqen e tij në FB.
Faktikisht në rrjet dhe në medie të ndryshme po përflitet se Agasi mund të bëhet bashkëpunëtor i SPAK dhe "arrestimi" mund te ketë qenë një operacion i kontrolluar. Nga ana tjetër po Berisha ka lënë për të kuptuar në kohën që Ergys Agasi ka qenë në arrati, se ai mbrohet nga SPAK dhe policua por edhe mund "ta heqin qafe".
Për dorëzimin e Agasit pas shpalljes në kërkim, ka folur edhe avokati i tij, Maks Haxhia, në 16 Janar të këtij viti, menjëherë pasi mësoi në SPAK akuzat e rënda për të cilat po hetohet klienti i tij.
Në atë kohë ai deklaroi se nuk kishte kontakte me klientin e tij por vetëm me familjarët e tij, pasi ai ndodhej jashtë shtetit. Haxhia tha se ende nuk ka marrë dosjen e plotë me akuza, por paralajmëroi se nëse Agasi dorëzohej, atëherë drejtësia "do ja hidhte çelësat në det", metaforë që nënkupton një dënim shumë të gjatë me burg..
“Kjo situatë që është krijuar, duke ngritur akuza të rënda, bën që zbatimi i masës së sigurisë ta vendosë atë në një pozicion ku nuk ka më asnjë shans për të komunikuar me drejtësinë. Zoti Agasi, sipas informacionit që kam nga familja, nuk ndodhet në Shqipëri. Në këtë situatë, vetëm po të ishte dikush që do t’ia ‘hedhte çelësin në det’ mund të vijë dhe të paraqitet në organet e drejtësisë. Në kushtet kur nuk ka asnjë provë dhe asnjë material për akuzat, vetëm po të ishte i çmendur do të vinte,” tha avokati në 16 janar 2026.
SPAK e akuzon Ergys Agasin për gjashtë vepra penale, përfshirë përfshirjen në grup të strukturuar kriminal dhe një skemë të dyshuar manipulimi të tenderave publikë pranë AKSHI-t./Alfapress.al
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128