“Ti që i shërben një sistemi të kalbur”, banorët e Maliqit sulmojnë gazetarët

27 August 2026, 12:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protesta kundër shkrirjes së Bashkisë së Maliqit dhe bashkimit të saj me Bashkinë e Korçës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe gazetarëve që po raportonin ngjarjen në terren.

Ka qenë organizatori i kësaj proteste, Arian Asimi, i cili gjatë kohës që grupet e xhirimit po intervistonin protestuesit, iu drejtua gazetarëve me akuza dhe ofendime. Mes gazetarëve të përfshirë në incident ka qenë edhe korrespondenti i Report Tv, Armand Braho si dhe gazetarja e CNA-së,  Iris Rezhda.

Asimi i njohur edhe si eksponent politik i Adriatik Lapajt, i akuzoi mediat se janë të shitura dhe se i shërbejnë pushtetit, ndërsa u kërkoi gazetarëve të largoheshin nga protesta. Situata u tensionua më tej, duke kaluar edhe në përplasje fizike, ndërsa gazetarët u penguan në ushtrimin e detyrës së tyre dhe në raportimin e protestës.

Në një moment të përplasjes, Asimi iu drejtua një prej gazetarëve me fjalët: “Ta tregoj unë këtë fytyrë, që i shërben këtij sistemi dhe vjen këtu për të prishur protestën.”

Gazetarët i kërkuan të ndalonte sulmet ndaj tyre, duke i thënë se po sulmonte të gjithë gazetarët dhe se gjithmonë kanë qenë aty për t'i dhënë zë shqetësimit të tyre.

Asimi vijoi: “Shporru që këtu, mos provoko në protestë. Do të dilni para të gjithë shqiptarëve. Pse filmon? Ti duhet të largohesh se i shërben këtij sistemi.”

Po ndodh...