Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës! Evakuohet personeli, policia nis menjëherë kontrollet

Pjesë e alarmit për bombë në disa institucione në vend ishte edhe Gjykata e Lezhës, ku pas marrjes së njoftimit u evakuua personeli dhe godina u rrethua nga forcat e Policisë.
Shërbimet e Policisë nisën kontrollet në ambientet e gjykatës, ndërsa punonjësit u nxorën nga godina për arsye sigurie. Për shkak të situatës, aktiviteti i gjykatës u ndërpre gjatë paradites te së enjtes, duke përfshirë edhe disa seanca gjyqësore të planifikuara, mes tyre dhe ata për vlerësimin e masave të sigurimit.
Në të njëjtën ditë, në adresat zyrtare të disa institucioneve ne vend perfshire edhe Lezhën kanë mbërritur disa emaile kërcënuese nga një adresë që pretendon se është e lidhur me Shtetin Islamik (ISIS), duke vene ne levizje autoritet, ndërsa burimi dhe autenticiteti i tyre mbeten ende të pakonfirmuara.
Kontrollet dhe veprimet e Policisë do të vijojnë deri në përfundimin e plotë të verifikimeve, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një kërcënim konkret, një alarm të rremë apo një tentativë për të krijuar panik.
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128