"Bëj be që nuk ke qenë dhe ti”/ Pas akuzave ndaj Agasit, Berisha sfidon Ramën: Të dalë të zotohet që nuk ka qenë te zyra e tij
27 August 2026, 13:34 / POLITIKË
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pas arrestimit të biznesmenit të shumëkërkuar nga SPAK, Ergys Agasi, arrestim i cili sipas kreu të së djathtës shqiptare ka qenë i negociuar me kryeministrin Edi Rama.
Duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të këtij të fundit, Berisha është ndalur edhe te zyra e Agasit në zemër të bllokut, ku siç është thënë dhe më herët takimet të cilat zhvilloheshin në ato ambiente filmoheshin nga biznesmeni.
“E sfidoj Edi Ramën të dalë të zotohet se nuk është dhe ai personazh aty. Të dalë, të bëjë be, të zotohet që nuk ka qenë sepse është sipas burimeve, ka qenë dhe është keq fare. Ajo është një galeri e zezë, e ka në kontroll Edi Ramën”, ka thënë Berisha.
Po ndodh...
Kosova nuk ka kthim pas. PIKË!
Nga Red Varaku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128